back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmePresidenti Thaçi: Nesër, ditë zie në Kosovë

Presidenti Thaçi: Nesër, ditë zie në Kosovë

Të ngjajshme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur të mërkurën, 27 nëntor, ditë zie në Kosovë, në nderim të viktimave që humbën jetën nga tërmeti në Shqipëri.

“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e mërkurë, 27 nëntor 2019, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmetit në Shqipëri, i cili la dhjetëra persona të vdekur dhe shumë të lënduar”, thuhet ndër të tjera në vendimin e presidentit Thaçi.

Me vendim të kreut të shtetit, flamujt shtetëror ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz