Thaçi shkruan në Facebook se Xhemajl Fetahaj ishte një veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare dhe një epror i paepur i Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës.
Ky është postimi i Thaçit:
“Xhemajl Fetahaj ishte një veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare dhe një epror i paepur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me vullnet të pathyer dhe besim të palëkundshëm, deri në rënien heroike para 19 vjetësh në Koshare, jetën ia kushtoi çlirimit, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”/Lajmi.net/

