back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaRegjionaleDrenasPresidenti Thaçi dekoron shkrimtarin e madh nga Drenica (FOTO)

Presidenti Thaçi dekoron shkrimtarin e madh nga Drenica (FOTO)

Të ngjajshme

Ymer Elshani është dekoruar me Medalje Presidenciale të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë. Presidenti Hashim Thaçi këtë e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në Facebook.

“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, pas vdekjes, e dekorova shkrimtarin e njohur të letërsisë për fëmijë, intelektualin dhe pedagogun, Ymer Elshani. Ai dhe familja e tij u sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. “, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ymer Elshani dhe familja e tij u masakruan nga serbët më 17 prill të vitit 1999 në masakrën e Poklekut të Vjetër në Drenas.

Elshani pas vetës la vepra të letërsisë për fëmijë të cilat janë pjesë e rëndësishme e kësaj kategorie të letërsisë si “Cka ëndërrojnë lulet”, “Plaku me violinë”, “Unaza magjike”, “Ndodhitë e hundëkarotes”, “Guri i çmueshëm” e të tjera.Elshani dhe familja e tij u vranë nga serbët në luftën e fundit në Kosovë Shkrimtari i njohur për fëmijë,/21Media

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz