BallinaLajmePresidenti i Shqipërisë në Prekaz, nderon të rënët e familjes Jashari

Presidenti i Shqipërisë në Prekaz, nderon të rënët e familjes Jashari

Të ngjajshme

Makina që shfaq filma nga fenerët

Teknologjia e re në industrinë e makinave elektrike po...

Selin shkon në Istog, pozon bashkë me vjehrrën

Reperi i njohur Gimbo ka ndarë së fundmi me...

Mustafa – Armend Mujës: Grantet e subvencionet e bujqve janë zvogëluar gjithandej

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj ministrit...

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka bërë sot homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Pas homazheve pranë varrezave të mbi 50 të vrarëve të familjes Jashari, Begaj ka vizituar edhe kullën ku për disa minuta ka dëgjuar nga ciceroni historinë e sulmeve nga forcat e armatosura serbe.

Presidenti Begaj ka vizituar edhe muzeun në Prekaz, ku ndodhen fotografi, dokumente e dëshmi të shumta të gjenocidit serb.

Begaj po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, e para kjo pas marrjes së postit të kreut të shtetit.

Në ditën e dytë të vizitës, presidenti i Shqipërisë do të takojë nesër krerët e partive opozitare, komandantin e KFOR-it, trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të KFOR-it në Pejë, si dhe kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz