Presidenti amerikan Donald Trump më parë sugjeroi se nëse bisedimet me Iranin nuk shkojnë mirë, SHBA-të do të “vazhdojnë të bombardojnë”.
Tani, presidenti amerikan thotë: “Ne po planifikonim nesër të rrëzonim disa nga termocentralet e tyre… shpresojmë se nuk do të na duhet ta bëjmë”.
“Mendoj se ka një shans shumë të mirë që të përfundojmë me një marrëveshje, vazhdon ai,” duke shtuar: “Po i japim pesë ditë dhe pastaj do të shohim se ku do të na çojë.”
“Në fund të kësaj periudhe mund të përfundojë shumë mirë duke qenë një marrëveshje shumë e mirë për të gjithë. Aq mirë sikur të shkonim deri në fund dhe thjesht ta shkatërronim vendin, gjë që nëse nuk na duhet ta bëjmë, kjo do të ishte një gjë e mirë, jo një gjë e keqe.”