Presidenti i Feronikelit e mohon se klubi i ka bërë ftesë Milanit për ndeshje miqësore
BILLI
Lexo edheFeronikeli e fton klubin e madh italian për një ndeshje miqësore në Fadil Vokrri
Presidenti i Feronikelit, Naser Rama, ka thënë për Gazetën Express se e mohon t’i ketë bërë ftesë gjigantit italian, Milan, për një ndeshje miqësore në Prishtinë këtë verë.
Pasditen e sotme, u raportua se kampioni i Kosovës, Feronikeli, i kishte bërë Milanit të vijë në Prishtinë dhe ta zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj tij në stadiumin Fadil Vokrri në muajin gusht dhe se ishte në pritje të një përgjigje.
Megjithatë, Rama tha për Gazetën Express se kjo nuk qëndron dhe si Nikli nuk i ka bërë asnjë ftesë e as nuk ka qenë në kontakt me klubin kuqezi.
Lexo edheFeronikeli e fton klubin e madh italian për një ndeshje miqësore në Fadil Vokrri
“Jo nuk kemi bërë ftesë”, tha Rama i pyetur nga Express nëse Feronikeli i kishte bërë ftesë shtatë herë kampionit të Evropës.
“Nuk ka asgjë nga ky lajm. Nuk është i vërtetë”, shtoi ai.