Presidenti i Feronikelit akuzon FFK-në dhe gjyqtarët: Kjo është tmerr, nuk ia vlen të shikosh futboll të Kosovës
BILLI

Lexo edheRikthehet Superliga, Drenica luan sot

Presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj ka akuzuar Federatën e Futbollit të Kosovës dhe gjyqtarët pas barazimit të sotëm 1-1 kundër Gjilanit.
Sipas tij, gjyqtarët ishin vendimtar duke ia mohuar fitoren Feronikelit.
“Sa i përket lojës së sotme, lojtarët dhanë gjithçka në fushë. U pa kjartë se referët na i morrën dy pikë. Prap po vazhdon Federata me të njejtat gjëra. Kjo është tmerr. Nuk ja vlen të shikosh futboll të Kosovës” deklaroi Ramaj për Indeksonline.

Lexo edheRikthehet Superliga, Drenica luan sot
I pari i Feronikelit është shprehur i kënaqur me punën e trajnerit Klodian Duro.
Ramaj e konfirmoi se trajneri shqiptar do të vazhdoj punën me ‘Niklin’./Indeksonline/