Dy prej tre futbollistëve të suspenduar nga Trepça ’89 për dyshime për manipulime, Shend Kelmendi dhe Argjend Mustafa, kanë qenë të ftuar në emisionin Arena në Tribuna Channel.
Ata janë përgjgijur për suspendimin nga klubi dhe akuzat e rënda për manipulime.
Në emision është inkuadruar edhe presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka, i cili përmes një lidhje të drejtpërdrejtë, debatoi me lojtarët.
Ai i quajti ata gënjeshtarë, duke iu thënë që nëse kanë kurdisur në të vërtetë, do të përgjigjen ndryshe.
Ndërkohë, lojtarët treguan versionin e tyre, duke pretenduar se ai ishte i vërtetë.
Disa sekuenca mund t’i shihni më poshtë.