Presidenti çek: NATO t’i tregojë dhëmbët ndaj provokimeve të Rusisë
dp

Lexo edhe‘‘Ju kemi hy njerëzve në shpi – Babai është zbehur si figurë, baba Albin kujdeset’’, Eliza Hoxha e PDK-së i drejtohet Fejzës së LVV-së: Qeveria Kurti është pa vizion

Deklaratat e tij vijnë në një kohë tensionesh të shtuara mes Perëndimit dhe Rusisë, ku Moska ka akuzuar vendet evropiane të NATO-s se kanë lejuar Ukrainën të përdorë hapësirën e tyre ajrore për sulme ndaj territorit rus, pretendime të cilat janë mohuar nga zyrtarët perëndimorë, që nga ana tjetër thonë se incidentet mund të jenë shkaktuar edhe nga sistemet ruse të luftës elektronike.
Në një intervistë për “The Guardian”, Pavel ka deklaruar se Rusia po kryen qëllimisht veprime provokuese pranë vijave që mund të aktivizojnë Nenin 5 të NATO-s, që parashikon mbrojtjen kolektive të aleancës, transmeton klankosova. Ai shtoi se, sipas tij, zyrtarët ushtarakë rusë madje tallen me reagimet e kujdesshme të Perëndimit në raste të tilla, duke theksuar nevojën për një përgjigje më të fortë dhe potencialisht edhe “asimetrike” ndaj Moskës.
“Rusia, për fat të keq, nuk e kupton gjuhën e mirësjelljes. Ata e kuptojnë kryesisht gjuhën e forcës”, u shpreh Pavel, duke shtuar se sjellja e tillë provokuese është lejuar për një kohë të gjatë dhe duhet të marrë një përgjigje më të vendosur nga aleanca.

Lexo edhe‘‘Ju kemi hy njerëzve në shpi – Babai është zbehur si figurë, baba Albin kujdeset’’, Eliza Hoxha e PDK-së i drejtohet Fejzës së LVV-së: Qeveria Kurti është pa vizion