BallinaLajmePresidenti bullgar paralajmëron BE-në: Serbia po synon territore nga Kosova, Bosnja, Kroacia,...

Presidenti bullgar paralajmëron BE-në: Serbia po synon territore nga Kosova, Bosnja, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia

Të ngjajshme

Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Bokshiq të Klinës

Një person ka vdekur sot pas plagëve të marra...

McTominay nuk dorëzohet në garën për titull: Futbollit nuk i dihet

Scott McTominay thotë se ka bërë “shumë punë në...

Milani në top formë, i shënojnë dy gola të shpejtë Torinos

Milani ka rikthyer epërsinë ndaj Torinos në “San Siro”. Këtë...

Beto “parabullon” portierin e Chelseat, Evertoni në epërsi

Evertoni ka shënuar golin e epërsisë ndaj Chelseat. Është Beto,...

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka tërhequr vërejtjen BE-së lidhur me projektin ‘Bota Serbe’, duke vlerësuar se ky është një emërtim i ri i projektit ‘Serbia e Madhe’.

Ai ka theksuar se ardhur koha që të gjitha institucionet evropiane të angazhohen më seriozisht.

“Si e dini, Ballkani Perëndimor është një pikë kritike për sigurinë dhe gjithë vëmendja e Bashkimit Evropian është e përqendruar atje,” tha presidenti Rumen Radev në një pyetje nga agjencia bullgare, BGNES, për paralajmërimet e Bashkimit Evropian mbi rrezikun nga projekti “Bota Serbe” dhe si ky projekt i Beogradit ndikon në sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

“Dhe mendoj se ka ardhur koha që të gjitha institucionet evropiane të angazhohen më seriozisht me këtë çështje. Ai është jashtëzakonisht i ndjeshëm edhe për ne,” shtoi Radev.

“Bota Serbe është emërtimi i ri i projektit ‘Serbia e Madhe’. Ai ka për qëllim të kontrollojë shtetet fqinje, përfshirë edhe përmes bashkimit me Serbinë të territoreve nga Bosnja, Kroacia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Instrumenti kryesor për realizimin e tij është Kisha Ortodokse Serbe”, ka nënvizuar presidenti bullgar, Radev.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz