back to top
Saturday, July 26, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPresidenti Begaj viziton në spital komisarin Agim Troci që pësoi djegie të...

Presidenti Begaj viziton në spital komisarin Agim Troci që pësoi djegie të shumta duke shpëtuar banorët gjatë zjarrit në Delvinë

Të ngjajshme

Bunjaku “braktis” Malishevën, vazhdon karrierën në Shqipëri

Sulmuesi kosovar, Fatjon Bunjaku bëhet me klub të ri. 23-vjeçari,...

“Date night” Oriola zyrtarizon lidhjen, ngre dyshime për fejesë (FOTO)

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka tërhequr vëmendjen...

Merr flakë një biznes për shitje të pjesëve të makinave në Pejë

Një biznes për shitje të pjesëve të makinave është...

Deri në 1 orë pritjet për të hyrë në Kosovë

Mërgimtarët po presin deri në 1 orë në pikën...

DW: Ekonomia e Gjermanisë nuk duhet të nënvlerësohet

Kriza është dëgjuar shpesh si fjalë për ekonominë gjermane,...

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vizitoi mbrëmjen e së premtes në urgjencën e QSUT-së shefin e Komisariatit të Delvinës, komisar Agim Troci, i cili pësoi djegie në bark, krah dhe këmbë gjatë përpjekjes për të ndihmuar në shuarjen e një zjarri në zonën e Senicës, Delvinë.

Gjatë vizitës, Presidenti vlerësoi aktin e guximshëm të komisar Trocit dhe shprehu mirënjohje për përkushtimin e forcave në terren. Ai bëri thirrje për ndërgjegjësim dhe përgjegjësi qytetare në përballimin e situatës me zjarret që po prekin vendin.

“Vlerësoj maksimalisht angazhimin e forcave zjarrfikëse, emergjencave civile, forcave të armatosura dhe pushtetit vendor në përballimin e kësaj situate të vështirë me temperatura shumë të larta. Ftoj qytetarët të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi, parandalimi fillon nga secili prej nesh”, u shpreh Presidenti.

Ai theksoi se institucionet janë në gatishmëri të plotë dhe të pranishme në të gjitha zonat më problematike të vendit, ndërsa paralajmëroi se çdo akt zjarrvënieje është i dënueshëm dhe me pasoja të rënda për jetën dhe pasurinë.

- Advertisement -

Të Fundit