Presidenca e Kosovës ka dorëzuar komentet në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, i cili tha se këto komente janë hartuar në konsultim me një numër ekspertësh me përvojë.
“Presidenca i ka dorëzuar komentet e hartuara nga ekipi ligjor i Presidentes në konsultim me një numër ekspertësh me përvojë”, ka thënë Kupina./Indeksonline/