back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajmePrerësit ilegalë të pyjeve ia vënë flakën automjetit me drurë dhe ikin...

Prerësit ilegalë të pyjeve ia vënë flakën automjetit me drurë dhe ikin nga policia

Të ngjajshme

Mbi 38 mijë lodra ndalohen në doganë, Inspektorati: Nuk i përmbushnin standardet e sigurisë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka zhvilluar një...

Tayna i del në mbështetje Gjestit

Pas zhvillimeve të fundit që lidhen me paraburgimin e...

PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë dhe po cenon sovranitetin e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shprehur shqetësim të...

Mbyllen pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës, rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e...

Në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, Policia e Kaçanikut ka identifikuar një rast të prerjes së paligjshme të drurëve në zonën e Maleve të Sharrit, rreth orës 21:30 të mbrëmjes së sotme.

Gjatë patrullimit në rrugën që të çon drejt fshatit Luboten, njësitet policore hasën një automjet tip xhip me rimorkio të ngarkuar me lëndë drusore të prerë në mënyrë ilegale. Pavarësisht thirrjeve të policisë për ndalim, të dyshuarit nuk iu bindën urdhrave dhe vijuan lëvizjen.

Në përpjekje për t’iu shmangur ndjekjes, ata shkarkuan një pjesë të ngarkesës në një rrugë malore për të penguar ndjekjen nga policia, më pas i vunë zjarrin automjetit dhe u larguan në drejtim të panjohur, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendin e ngjarjes ndërhynë komandanti i stacionit policor të Kaçanikut dhe njësi të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSH), ndërsa u njoftuan edhe zyrtarë të Parkut Kombëtar “Sharri”.

Aktualisht janë ndërmarrë veprime hetimore dhe po punohet në identifikimin e personave të përfshirë.

Policia Rajonale e Ferizajt, në bashkëpunim me rojet e pyjeve, po vazhdon me përkushtim angazhimet për të parandaluar prerjen dhe shitjen ilegale të drurëve.

Qytetarët inkurajohen të bashkëpunojnë duke raportuar çdo aktivitet të dyshimtë përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” apo përmes numrave: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz