BallinaLajmePremtimi i Veselit, ja kur do të udhëtojmë pa viza

Premtimi i Veselit, ja kur do të udhëtojmë pa viza

Të ngjajshme

Buta i përfshirë në incidentin në Ferizaj, dyshohet se ishte cak i sulmit

Reperi i njohur kosovar Buta ndodhet në kërkim policor,...

De Laurentiis shpërthen ndaj FIFA-s dhe UEFA-s

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka sulmuar ashpër...

Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dyshuar në arrati

Një përleshje fizike e shoqëruar me të shtëna me...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se pas ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi, qytetarët do të udhëtojnë pa viza që në dhjetor të këtij viti, shkruan Periskopi.

Në T7, Veseli tha se ratifikimi i kësaj marrëveshje, i hap rrugë integrimit të Kosovës në BE.

“Ne kemi premtuar se këtë vit do të lëvizim pa viza. Në dhjetor të këtij viti do të kemi liberalizim të vizave. Do të udhëtojmë pa viza”, tha Veseli.

Ai tha se kushti kundër krimit e korrupsionit është permanent dhe se nuk do të përfundojë në një kohë të caktuar.

“Sonte do t’i bëjë ofertë opozitës që të marrin përgjegjësi në luftën kundër krimit e korrupsionit. Le të jenë të pamëshirshëm. Në Kosovë ka krim të organizuar e korrupsion, por ka mundësi ta ndalim”, deklaroi Veseli.

Ai foli edhe për Listën Serbe, deputetët e së cilës nuk morën pjesë fare në seancën e sotme, ku u votua Demarkacioni.

“Nuk jemi të gatshëm të futemi në kompromise që janë kundër shtetit të Kosovës. Ne i kemi ofruar bashkëpunim, dhe atë do ta mbajmë. Janë disa linja të qarta. Kosova është e ndarë nga Serbia”, shtoi Veseli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz