Brenda vetëm një muaji, trajneri italian, Antonio Conte, fitoi besimin e drejtuesve dhe tifozëve të Chelseat me rezultat mahnitëse, duke drejtuar ekipin drejt kreut të tabelës në Premier Ligë.
Conte mendon që kampionati anglez është më i forti dhe më i vështiri pasi që konkurrenca është shumë e madhe me të gjitha ekipet pjesëmarrëse.
“Jam shumë i kënaqur me futbollistët e mi. Vendi i parë nuk është vetëm një shpërblim për punën që po bëjmë, por edhe një tregues se jemi në rrugën e duhur”.
“Gara për titullin e kampionit në Premier Ligë përbëhet nga gjashtë skuadra dhe njëra prej tyre do të fitojë në fund. Mendoj se ky edicion është një prej më të vështirëve në historinë e Premier Ligës”.
“Të kesh përballë skuadra si, Arsenal, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham, tregon për cilësinë që ka kjo ligë”.
“Nuk ka asnjë kampionat që ka cilësinë e këtij të Premier Ligës”, ka përfunduar Conte.
Chelsea’s Italian head coach Antonio Conte (R) reacts as he congratulates Chelsea’s Brazilian-born Spanish striker Diego Costa following the English Premier League football match between Middlesbrough and Cheslea at Riverside Stadium in Middlesbrough, northeast England on November 20, 2016.Chelsea won the match 1-0. / AFP / Lindsey PARNABY / RESTRICTED TO EDITORIAL USE. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or ‘live’ services. Online in-match use limited to 75 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. / (Photo credit should read LINDSEY PARNABY/AFP/Getty Images)