Këngëtari i njohur Labinot Rexha ka ndarë sot një moment prekës me ndjekësit e tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tregoi se ka vizituar varret e gjyshit, xhaxhait dhe babait të tij, duke shprehur mallin dhe dhimbjen për mungesën e tyre, shkruan Indeksonline.
“Sot vizitova varrin e gjyshit, xhaxhait dhe babait tim. Zemra u mbush me mall dhe dhimbje, sepse mungesa e tyre ndihet çdo ditë. Allahu i mëshiroft dhe i shpërbleft me Xhenet”, ka shkruar Rexha në postimin e tij.
Kujtojmë që Rexha ka bërë bujë të madhe në media që kur u inkuadrua në reality-shown “BBVK”./Indeksonline/
