Prekazin e vizituan edhe banorët e këtij shteti nga Amerika e Jugut!
BILLI
Lexo edheXhavit Drenori rrëfen historinë e ndryshimit të mbiemrit dhe pse Drenasi duhet ta votojë atë për kryetar
Sot në Prekazin e familjes Jashari ka pas shumë vizitorë.
Kjo për shkak të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së Adem Jasharit dhe daljes për herë të parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Xhevat Imeri, ciceroni i kompleksit “Adem Jashari” ka thënë se sot vizitorë kanë pasur edhe nga Kolumbia.
“Sot ka pas vizitorë nga të gjitha trojet shqiptare, ka pas edhe vizitorë nga vende të ndryshme të botës – madje edhe nga Kolumbia”, tha Imeri, në Kosova Direkt të Orës së Fundit.

Lexo edheXhavit Drenori rrëfen historinë e ndryshimit të mbiemrit dhe pse Drenasi duhet ta votojë atë për kryetar
Imeri ka treguar se që nga paslufta rreth 12 milionë njerëz e kanë vizituar kompleksin e Jasharajve në Prekaz.
“Kjo familje dhanë gjithçka për këtë vend, por morrin pasurinë më të madhe – popullin”.
Sot gjatë ditës Prekazin e kanë vizituar edhe të gjithë liderët e partive politike në Kosovës.