BallinaJetëKuriozitetePrej cilës moshë i lejohet një të mituri/e të kryej marrëdhënie seksuale...

Prej cilës moshë i lejohet një të mituri/e të kryej marrëdhënie seksuale në Kosovë

Të ngjajshme

Mosha kur një i mitur mund të jap aprovimin për marrëdhënie seksuale në Kosovë është 16 vjeç, nën këtë moshë është përdhunim, transmeton Gazeta Metro.

Mosha e pajtimit [ang. Age of consent] është mosha nën të cilën një i mitur konsiderohet legalisht i paaftë për të vendosur se a të bëj seks me ndokënd.

Në Kosovë është vendosur mosha 16 vjeçare kur një përson mund ta japë pelqimin për të kryer marrëdhënie seksuale, me Nenin 228 të Kodit Penal që termin “Miratim” e merr si pajtim të vullnetshëm të një personi që ka arritur moshën 16 vjeçare për t’u përfshirë në një akt seksual, dhe me Nenën 230 që thotë se 1.Kushdo që përfshihet në një akt seksual pa miratimin e tjetrit mund të dënohet me burg prej 2 deri në 10 vjet.

Por, kjo nuk do të thotë që një përson i moshës madhore mund të kryej marrëdhënië seksuale me një përson 16 vjeçar, ngase kjo konsiderohet si abuzim seksual. Ndërsa, nën moshën 16 vjeç konsiderohet përdhunim, pavarësisht, nëse i mituri nën moshën 16 vjeç ka dhënë pelqimin për të kryer marrësdhënië seksule.

Mosha e pajtimit dallon gjerësisht nga juridiksioni në juridiksion, megjithëse shumica prej tyre e vendosin atë nga mosha 14 deri në 18.

Në Evropë, po ashtu mosha është mes 14 dhe 18. /gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz