BallinaLajmePrapaskenat deri tek grushtet ndërmjet Frashër Krasniqit e Xhelal Sveçlës: Deputeti i...

Prapaskenat deri tek grushtet ndërmjet Frashër Krasniqit e Xhelal Sveçlës: Deputeti i PSD-së ia përqeshi frizurën deputetit të VV-se

Të ngjajshme

Haradinaj në Ditën e Kushtetutës: Shkeljet duhet të ndalen urgjentisht

Sot bëhen 18 vjet nga miratimi i Kushtetutës së...

Lladrovci godet ligjëratat boshe të dështakëve politikë

Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ë një opinion rreth...

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën

Vëzhgimet e përditshme satelitore kanë zbuluar një rritje të...

Para pak çastesh ka ndodhur përplasje fizike ndërmjet deputetit të Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla dhe atij të PSD-së, Frashër Krasniqi, pak minuta pas përfundimit të emisionit “Rubikon” në KTV.

Gazeta Blic merr vesh se deputeti i PSD-së, e kishte tallur deputetin e VV-së, për shkak të ngjyrosjes së flokëve, për çka Svecla ishte bërë tepër nervoz.

“Përplasja nisi përgjatë pauzës së emisionit. Mirëpo, situata ka eskaluar me të dalë nga emisioni. Arsyeja kishte të bëntë me përqeshjen e frizirës. Krasniqi edhe  në pazuë, por edhe pas përfundimit të emisionit ia përqeshi frizurën Sveçlës. Posa dolëm, ata (Svecla e Krasniqi) ikën shpejt, dhe duke u lëshuar nga shkallët e objektit shkëmbyrn disa grushte ndërmjet vete”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Merret vesh se ishte autori i emisionit Adriatik Kelmendi, ai i cili ka arritur t’i qetësoj gjakrat.

Gazeta Blic ka provuar që të flas me Kelmendin, dhe me dy deputetët, por asnjëri prej tyre nuk ka dhënë detaje.

Në anën tjetër deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri tregoi për “zëri”-n se ky incident ka ndodhur pas emisionit Rubikon.Gaxherri ka thënë se ka qenë dëshmitare e këtij incidenti dhe se autori i emisionit, Adriatik Kelmendi është marrë me dy deputetët duke tentuar t’i ndajë.

“Po janë përlesh mes vete. Fatkeqësisht ka ndodhë. Unë kam qenë dëshmitare por nuk e di qysh ja kanë nis vetëm kur i pash, vërtetë eskaloj situata. Adriatiku më shumë u mor me ta”, ka thënë ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz