Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është parë sot në mesin e krerëve të opozitës së Drenasit në Vërboc, me rastin e zbulimit të pllakës përkujtimore për dëshmorët dhe martirët e rënë në luftën e fundit.
Përkrah kryetarit Lladrovcit është parë Vehbi Berisha nga Nisma për Kosovën, Xhavit Drenori nga Vizioni për Drenasin, Shemsi Elezi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Arta Ahmeti nga Aleanca Për Ardhmërinë e Kosobvës si dhe asamblistë nga subjeket e ndryshme, raporton DrenicaOnline.
Komuna e Drenasit është shembull sa i përket bashkëpunimit ndërpartiak. Kjo u dëshmua për herë të parë edhe në zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit.



