Postime urrejtjeje në mediat sociale/ Policia gjermane kryen një sërë bastisjesh
Policia gjermane ka kryer një seri bastisjesh, kundrejt personave të dyshuar që postojnë përmbajtje urrejtjeje në mediat sociale.
Këto bastisje të bashkërenduara të kryera në 60 adresa shënojnë herën e parë që autoritetet veprojnë për këtë çështje në një mënyrë të tillë.
Qëllimi është “lufta” me atë që policia e quajti “një rritje të konsiderueshme në radikalizmin verbal”.
Krimet tipike përfshijnë “lavdërimin e nazizmit [dhe] ksenofobinë, anti-semitizmi dhe të tjera ekstremitete të djathta”, thanë ata.
Holger Munch, president i autoriteteve federale të policisë kriminale të Gjermanisë, Bundeskriminalamti (BKA) është shprehur: “Veprimi i sotëm e bën të qartë se autoritetet policore të qeverisë federale dhe shtetërore veprojnë në mënyrë të vendosur kundër urrejtjes dhe nxitjes në internet.”

Lexo edhePokemon GO loja më popullore në SHBA
Ai tha se krimi i urrejtjes i motivuar politikisht në internet është rritur ndjeshëm në prag të krizës evropiane të refugjatëve.
Vitin e kaluar, Gjermania mori rreth një milion emigrantë dhe refugjatë, raporton TechSot.Al.
“Sulmet në kampet e refugjatëve janë shpesh rezultat i radikalizimit që fillon në rrjetet sociale,” tha zoti Munch.














