Saturday, July 19, 2025
BallinaLajmePost në Qeveri për djalin e Ibrahim Rugovës

Post në Qeveri për djalin e Ibrahim Rugovës

Të ngjajshme

Qeveria që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj ia ka plotësuar dëshirën jetësore djalit të presidentit historik Ibrahim Rugova, Mendim Rugovën, duke i gjetur punë në Qeveri.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës u vendos që Mendim Rugova të bëhet koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit, shkruan gazetametro.net.

E ky post duket të jetë realizim i ëndrrës për Mendimin, pasi ky i fundit merret që sa vjet vullnetarisht me punën e meteorologut.

Sido që të jetë, si koordinator veçse për një sektor tjetër sot u emërua edhe Rexhep Hoti. Ai do të jetë koordinator nacional për Kulturë, Rini dhe Sport.

Ndryshe, Mendimi është djali i madh i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova. Ai ka edhe një vëlla, Ukë Rugovën, dhe motrën Teuta Rugovën, e cila është deputete në Kuvendin e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit