Drenica Press pat raportuar ditë më parë se një person ka tentuar të paguaj me një kartëmonedhë prej 100 eurosh, në një market në Komoran të Drenasit, e cila rezultojë false.
Rasti ishte njoftuar nga Policia e Kosovës në të cilën u tha se:
Ankuesja femër K/shqiptare punëtore në një market, ka raportuar se i dyshuari mashkull K/shqiptar kishte tentuar të blej me një bankënotë prej 100 € që dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.
Një rast i ngjashëm është paraqitur së fundmi edhe në Fushë Kosovë.
Ankuesja femër K/Shqiptare punëtore në një filial bankar, ka raportuar se gjatë deponimit të një shume parash, nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar, ka pranuar një kartëmonedhë prej 100€ që dyshohet të jetë e falsifikuar.
Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar. /Drenica Press/