back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaSportPortieri legjendar italian vlerëson debutimin e portierit shqiptar

Portieri legjendar italian vlerëson debutimin e portierit shqiptar

Të ngjajshme

Vjedhja e votave në Malishevë | Kryeprokurori: 15 kryesues janë ndaluar për 48 orë!

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Enis Gashi ka...

Ndalimi i 15 kryekomisionerëve në Malishevë, deklarohet prokurorja Laura Pula

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula, nga Gjakova...

Gjini i jep mbështetje marshit për ish-krerët e UÇK-së më 17 shkurt

Përfaqësuesja e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha, ka vizituar sot...

“Liria ka Emër” merr mbështetje edhe nga Gjakova për marshin “Drejtësi, jo politikë”

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka...

Zëvendësimi i një portieri si Federiko Marketi nuk është aspak i lehtë, por Thomas Strakosha po e bën më së miri detyrën e vet në katërkëndorin e Lacios, ndonëse debutues në Serinë A. Portieri shqiptar i ka bindur të gjithë skeptikët të cilën nuk e shihnin atë të gatshëm për futbollin italian, pas një gjysëm sezoni aspak bindës në radhët e Salernitanës. Paraqitjet e tij në dy ndeshjet kundër Milanit dhe Empolit kanë mjaftuar për t’i siguruar portierit shqiptar vlerësime jo vetëm nga mediat sportive, por edhe nga ekspertë të ndryshëm.

Ndoshta nuk ka autoritet më të madh për të folur rreth paraqitjes së një portieri sesa legjenda italiane e portës, Dino Xof, një nga më të mëdhenjtë në historinë e futbollit botëror. Ish-kampioni i Botës me Italinë, ashtu si shumë të tjerë, ka vlerësuar paraqitjet e Strakoshës, ndonëse ka theksuar se ishte ende herët që të jepej një mendim përfundimtar rreth këtij talenti të ri, duke lënë të kuptohet se i duhet dhënë më tepër kohë.

“Unë nuk mund të gjykoj menjëherë Strakoshën me vetëm dy ndeshje të luajtura. Por sipas meje, ai u tregua i aftë në të dy ndeshjet e luajtura, si ndaj Milanit, ashtu edhe ndaj Empolit”, tha 74- vjeçari Xof në një intervistë të dhënë për “Cittacelestetv”.

Pas fitores me Empolin, mediat sportive italiane i vunë notën 7 Strakoshës, duke konfirmuar se paraqitje të tilla mund t’i siguronin shumë shpejt atij një vend në futbollin e rëndësishëm dhe jo domosdoshmërisht vetëm sa herë që dëmtohej Marketi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz