Portieri i Irlandës lë grumbullin, refuzon të luajë ndaj Izraelit

Portieri i Irlandës, Gavin Bazunu ka vendosur të lë grumbullimin me kombëtaren e tij.
Kjo vjen shkaku i ndeshjeve ndaj Izraelit, ku Bazunu refuzon që të luaj me njërën që do të jetë sonte.
Këtë e bëri të ditur në faqen e tij në “Instagram”, ku n

Lexo edheJo veç Kosova, edhe Austria pa dy yjet e saj kundër Kosovës
“Përfaqësimi i vendit tim do të thotë gjithçka për mua. Kam respektin më të madh për secilin nga shokët e ekipit tim, trajnerin, stafin e tij dhe popullin irlandez. Megjithatë, kam marrë një vendim që nuk e kam marrë lehtë. Jam një njeri me besim të fortë dhe përpiqem të jem një person me karakter dhe parime, prandaj mendoj se do të ishte gabim të merrja pjesë në ndeshjet e ardhshme kundër Izraelit. Vendimi im bazohet thjesht në bindjen time personale se vrasja e njerëzve të pafajshëm është e gabuar. Është e rëndësishme të theksohet se qëndrimi im nuk është në kundërshtim me popullin izraelit apo komunitetin hebre, por kundër mizorive në rajon. Ka disa raste në jetë kur të jepet një shans për të mbrojtur diçka më të madhe, dhe unë besoj fuqimisht se kjo është një prej tyre”, u shpreh Bazunu.
Irlanda, kujtojmë se sot përballet me Izraelin në orën 20:45./IndeksOnline/














