BallinaJetëKuriozitetePopulli po plaket, ky shtet ka filluar të japë shtëpi falas

Populli po plaket, ky shtet ka filluar të japë shtëpi falas

Të ngjajshme

​Montella me plan të veçantë për Arda Gülerin para finales me Kosovën

Trajneri i Kombëtares së Turqisë, Vincenzo Montella, ka përgatitur...

Amerikani që iu bashkua ushtrisë izraelite vdes në Liban

Një i ri që u transferua në Izrael nga...

Je e lodhur, por s’të zë gjumi? Fajin mund ta ketë ky zakon

Ankthi i gjumit është një fenomen gjithnjë e më i...

“No Kings” – Protesta kundër Trumpit në Amerikë

Për shumë njerëz, ishte kulmi: legjenda e rokut Bruce...

SHBA paralajmëron: Universitetet amerikane në Irak mund të jenë objektiv i Iranit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Irak ka paralajmëruar...

A do të ishit blerësi i parë, nëse një pronë apo shtëpi do të ishte fort lirë për t’u blerë? Eh pra, një shtet i fuqishëm i botës ka filluar të dhurojë shtëpi falas.

Vlerësohet se në Japoni janë rreth 8 milionë shtëpi të braktisura, të shpërndara në periferi të qyteteve të ndryshme përreth vendit, thuhet sipas një raporti qeveritar japonez.

Shtëpitë e pabanuara janë duke u vendosur në databaza online të njohura si ‘akiya bankat’ – që në shqip do të përkthehej në ‘shtëpi të braktisura’. Në këto databaza janë mijëra prona, të vendosura në shitje për shuma shumë të vogla ose falas, thuhet sipas Insider.

Kështu, ata që do të donin të merrnin një shtëpi të tillë, nuk do të kishin asnjë borxh të shtëpisë për të paguar dhe do të fillonin gjithçka nga zeroja – bashkë me taksa të ulëta që do të shoqëronin jetën aty.

Një nga arsyet pse ka numër kaq të madh të shtëpive të braktisura, është edhe plakja e popullsisë. Njerëzit po shkojnë në shtëpi të pleqve dhe po i braktisin shtëpitë e tyre. Shtëpitë e tyre po mbesin bosh dhe s’po ka njerëz që t’i mbushin ato.

Ekziston një uebfaqe e quajtur Oshimalnd e cila liston këto prona, kështu që njerëzit të dinë më shumë për to nëse dëshirojnë t’i marrin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz