back to top
Friday, August 8, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPopoviq sapo shkel në Serbi: Qëndroj prapa fjalëve për UÇK’në që i...

Popoviq sapo shkel në Serbi: Qëndroj prapa fjalëve për UÇK’në që i thash në Rahovec, s’kam bërë kurrëfarë marrëveshje

Të ngjajshme

Fotolajm nga Rama: S’është pikturë, është Dhërmiu live dhe pa filtra

Kryeministri Edi Rama këtë mbrëmje nga ndarë me ndjekësit...

Kush është biznesmeni i njohur turk, që u zhduk me jaht në bregdetin grek?

Autoritetet turke janë në kërkim të biznesmenit Halit Yukay,...

Grup kriminal e trafik droge, arrestohet në Spanjë 34-vjeçar shqiptar

Në kuadër të operacionit “The Wanted” dhe bashkëpunimit mes...

Ndihmësdrejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviç, është deportuar sot nga Kosova pasi Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi me 3 mijë euro gjobë dhe ia ndaloi hyrjen në vend për dy vjet.

Popoviç u arrestua më 18 korrik në pikën kufitare të Brnjakut për një deklaratë të dhënë gjatë një shërbimi përkujtimor në Rahovec, ku kishte akuzuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për krime ndaj serbëve. Ai u mbajt në paraburgim dhe u përball me aktakuzë nga Prokuroria Speciale për veprën penale “nxitje të përçarjes dhe intolerancës”.

Megjithëse gjykata deklaroi se Popoviç kishte arritur një marrëveshje për pranimin e fajësisë, vetë ai e mohoi një gjë të tillë në një deklaratë për Kosova Online, duke e quajtur drejtësinë në Kosovë si “politikisht të instrumentalizuar”.

“Sapo kalova kufirin administrativ. Një periudhë e vështirë ka mbaruar, por asgjë nuk është më e keqe se ajo që po kalojnë serbët e tjerë që janë të burgosur nga drejtësia e Zotit. Le të jemi të qartë menjëherë, këtu nuk ka asnjë marrëveshje me gjyqësorin e Kurtit, sepse unë nuk pranoj asnjë faj për atë që thashë”, u shpreh Popoviç.

Ai tha se qëndron pas deklaratave të tij në Rahovec, ku kishte cilësuar pjesëtarët e UÇK-së si “terroristë” dhe akuzoi drejtësinë kosovare për përndjekje politike.

“Ky proces është vetëm pasojë e presionit nga gjyqësori i instrumentalizuar politikisht në Prishtinë dhe si i tillë nuk ka forcë,” theksoi ai.

Në fund të deklaratës së tij, Popoviç falënderoi Serbinë, të ashtuquajturën Zyre për Kosovën, presidentin serb Aleksandar Vuçiq, si dhe familjen dhe përkrahësit e tij.

- Advertisement -

Të Fundit