back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmePolonia: Shtatë dronë dhe pjesë të një rakete janë gjetur deri tani

Polonia: Shtatë dronë dhe pjesë të një rakete janë gjetur deri tani

Të ngjajshme

Konferencat për Kushtetuesen, Gashi: Po përgatitet terreni për zgjedhjet e ardhshme

Avokati Tomë Gashi ka komentuar konferencat e mbajtura nga...

‘In the Making IV’ në Galerinë 17

Nga 15 shtatori deri më 6 tetor, në Galerinë...

Lirohet kameramani Jetmir Muji

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është njoftuar se...

Ndodhë në Premierligë, West Ham nënshkruan me portierin e vet!

Një transferim i pazakontë ka ndodhur në Premierligën angleze. Skuadra...

Shtatë dronë dhe “mbetje të një rakete” janë gjetur deri tani, thotë zëdhënësja e ministrisë së Brendshme të Polonisë.

Ajo i tha gazetarëve se autoritetet polake deri tani kanë identifikuar shtatë dronë dhe “mbetje të një rakete me origjinë të panjohur”.

Kryeministri polak, Donald Tusk tha se ka kërkuar të aktivizohet Neni 4 i traktatit të NATO-s dhe se është në konsultime të vazhdueshme me aleatët për të forcuar mbrojtjen ajrore të Polonisë.

“Fakti që këta dronë, të cilët paraqisnin kërcënim për sigurinë, u rrëzuan, ndryshon situatën politike. Prandaj, konsultimet me aleatët morën formën e një kërkese zyrtare për aktivizimin e Nenit 4 të Traktatit të NATO-s,” tha Tusk.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz