Shkruan: Fehmi Rama, politikolog ///
Burrështetasit dhe morali politik – Politika dhe politikanët duhet të udhëhiqen nga morali, politika është një pushtet i deleguar më votë të cilen e fiton duke transmetuar besim votuesve. Populli do vlersojë si përfaqsues të tij nëse me moral dhe punë s’provohet dhe bindet se më të vertet qenka dikush që po mendoka e po punojka për ta, në sajë të kësaj morali vetë përparon dhe rritet përmes politikës.
Qeverisje të moralshme do mund të këtë me përpjekjet për të gjetur koncensus nga të cilat do të përfitonin jo partitë dhe elitat, por masa e gjerë e anëtarëve të shoqërisë. Vetëm përmes kompromisit dhe konsensusit politik mund të konsolidohet baza shoqërore e qeverisjes, duke harmonizuar interesat e ndryshme të njerëzve dhe të grupeve të caktuara.
Kompromisi politik
Kompromisi mundë të na shërbejë për të mos lejuar agravimin e konflikteve mes partive politike dhe rrjedhojat e papëlqyera që vijnë prej tyre. Zhvillimi i politikës demokratike mund të arrihet përmes kompromisit. Të bësh kompromis për të arritur në një marrëveshje politike, do të thotë të rritësh në favorin e të dyja palëve avantazhet nga ndërveprimi me rivalët e tu, si dhe të vësh në qendër të marrëdhënies me ta interesat e nesërme, jo interesat e ditës.
A mundë të këtë kompromis politik të partit tona?
Sigurisht, që mundë të ketë. Mirpo këtu do të del në horizont një poentë tjetër, ajo e ardhmërisë së tyre sa i përket fuqizimit elektoral, në zgjedhjet të ardhëshme pa marrë parasysh se kur do mbahen në afat të rregulltë kohor apo me herët. Politikbërësit e tyre presupozojnë se në rast ndryshimi të diskurist, atëherë qytetaret që kanë votuar do i ndëshkojnë në zgjedhje të ardhëshme me votën e tyre, mirpo këta të fundit janë të etur për sinqeritet dhe më nuk do mund të ju servohet demagogji. Qytetaret kanë nevojë të shohin burrështetas të cilët shikojnë përtej këtijë horizonti të ngushtë elektoral, e të cilët punoin për të ndërtuar një Kosovë Evropiane.
SHBA-të dhe BRRS-ja, gjatë Luftës së Ftohtë, arritën të balanconin pushtetin dhe të shmangnin një konflikt të hapur e të armatosur mes tyre. Pse s’mundën partitë politike tonat, në kushte shumë më të favorshme, të gjejnë gjuhën e përbashkët për të arritur marrëveshje në lidhje me Demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin e komunave serbe në Kosovë, për interesat shtetrore?!
Ky është mision i mundur, çdo shtrëngim duarsh mes kundërshtarësh politikë, çdo tavolinë bisedimesh dhe çdo marrëveshje mes spektrit politik do reflektonte në dobi të interesit shtetror. Barikadimet e partive politike nuk i shërbejnë progresit shtetror.
Morali politik dhe njerëzor është krucial vetëm atëherë kur interesat shtetrore i vëjmë para atyre personale.
Evropianët janë mësuar të na shohin ne shqiptarëve të kacafytemi me njëri-tjetrin, por kjo kohë besoj të merr fund!