Shkruan: Labinot Smakaj
Kosova një shtet i ri me sipërfaqe jo të madhe nga aspekti gjeografik, dhe me një dendësi të madhe të banoreve për kilometër katëror, po ballafaqohet me probleme të mëdha mjedisore.
Në aspektin legal (ligjor), Kosova ka hartuar dhe aprovuar shumë akte juridike më të cilat mbulon fushën e mjedisit. Pra, ruajtja e mjedisit fillimisht është kategori kushtetues respektivisht neni 52 i Kushtetuës së Kosovës përcakton obligimet edhe qytëtare po edhe instituconale lidhur më mjedisin dhe pastaj shume ligje dhe akte nënligjore janë fuqi të cilat po të zbatoheshin nuk do tê kishim gjendjën në të cilën jemi.
Madje sa i përket përafrimit me legjislacionin e BE-se gjithë këto akte janë në pajtushmëri me parimet e acquis communautaire.
Pra politikat mjedisore nga aspekti formal ekzistojnë, por mungon zbatimi praktik i tyre.
Andaj, më qëllim përmiresimin e gjendjës mjedisore, instituconet përgjegjëse duhet ndermarr hapa praktik në zbatim të këtij legjislaconi ekzistues.
E para, mjedisi duhet shpallur si një nder prioritet e Qeverisë.
E dyta, duhet të këtë fushate intensive për vetdijësimin e qytetarëve lidhur me mjedisin dhe masat në rast mos respektimi të akteve në fjalë.
E treta, mjedisi duhet reflektoje shëndet, kulturë dhe imazh!
(Autori, mban gradën Master në Menaxhim dhe Legjislacion Mjedisor pranë Estonian University of Life Sciences)