BallinaLajmePolitikani shqiptar befason gazetarët, u shkon i dehur në emision (video)

Politikani shqiptar befason gazetarët, u shkon i dehur në emision (video)

Të ngjajshme

Dorëzohet në polici Fazli Ndrecaj, i kërkuar për drogë

Është dorëzuar në polici në stacionin policor të Suharekës...

Pas përfundimit të “BBVA”, Kristi Lamaj opinionist i këtij programi!

Pak ditë pas daljes nga “Big Brother VIP 5”,...

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa rrugë të Prishtinës, shkak një rrjedhje e madhe

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a ka njoftuar qytetarët...

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, është një politikan mjaft popullor në Shqipëri. Fjalimet e tij pa letër në parlament, në shumicën e rasteve kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe të mediave, për origjinalitetin dhe vënien e gishtit në plagë.

Ai është një nga aleatët e Lulzim Bashës, kreut të opozitës shqiptare. Po ashtu, Shehu është rregullisht nëpër ekranet televizive, sepse flet pa dorashka, nuk varet nga lideri dhe censurohet dot nga asgjë.

Mbrëmë i ka qëlluar të ishte në studion e gazetares Mirela Milori, por ka bërë një figurë paksa të keqe. Sikurse duket edhe në video, aty ka shkuar në gjendje disi të dehur. Kjo gjë e ka vënë në siklet jo të vogël edhe drejtuesen e emisionit, që ka konstatuar atë që nuk shkonte te kreu i LZHK. Pyetjes për reformën zgjedhore dhe veprimet e Lulzim Bashës në këtë situatë, Shehi i është përgjigjur me mjaft vështirësi në artikulim, me gjeste e veprime që linin qartë të kuptohej se e kishte tepruar me alkoolin. Gazetarja Milori ka arritur ta çojë deri në fund intervistën, me një durim të admirueshëm, edhe pse gjatë pyetje-përgjigjeve mezi e ka mbajtur të qeshurën.

Në një situatë pothuajse të tillë, Shehi është paraqitur edhe në emisionin 360 gradë të Artur Zhejit, ku, mes të tjerash, ka lëshuar “perlat” e radhës: “Zonja ambasadore (e SHBA) me kaq rrugë sa bëri, për mua do të ishte mirë të ndryshonte sistemin. Budall jam unë, se shkon e vjen te Basha, sa te dreqi dhe shejtani. Unë nuk e di, as për cfarë flasin. Unë kam një jetë me zgjedhjet, nuk mund të më mësojë ambasadorja. Më vjen keq për ambasadoren, që bën gjithë atë rrugë, Më vjen keq dhe për kolegun tim, zotin Basha, unë për vete skam kuptuar asgjë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz