BallinaLajmePolitico: MIG-ët e Rusisë shkelin hapësirën ajrore të NATO-s mbi Estoninë

Politico: MIG-ët e Rusisë shkelin hapësirën ajrore të NATO-s mbi Estoninë

Të ngjajshme

Nisin përgatitjet për Turqinë, Kosova stërviten në ”Fadil Vokrri”

Përfaqësuesja e Kosovës është rikthyer në shtëpi, pas fitores...

U kontrabandua nga Serbia, Dogana zbulon 1000 litra etanol në Prizren

Dogana e Kosovës ka njoftuar se njësitë antikontrabandë kanë...

Si e çmontoi Friedrich Nietzsche moralin në “Gjenealogjinë e Moralitetit”

Si e analizoi Friedrich Nietzsche origjinën e moralit në...

Osmani: Izbica është kujtesë që nuk guxon të zbehet, thirrje që drejtësia të mos vonojë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar...

Tre avionë luftarakë rusë fluturuan në hapësirën ajrore të Estonisë të premten, në atë që duket të jetë përpjekja e tretë e Kremlinit këtë muaj për të testuar kufirin lindor të NATO-s, shkruan Politico, transmeton Express.

Avionët MiG-31, interceptorë të rëndë të aftë për të mbajtur raketën hipersonike Kinzhal të Rusisë u drejtuan drejt kryeqytetit, Talin, sipas burimeve të informuara mbi situatën. Avionët fluturuan rreth e qark për rreth 12 minuta dhe avionët italianë F-35 u ngritën në ajër për t’i sprapsur.

Kjo shkelje vjen pasi Rusia javën e kaluar dërgoi gjithashtu dronë në Poloni dhe Rumani , dy anëtarë të tjerë të NATO-s në vijën e parë të frontit.

Nga shteti Estonez kanë deklaruar se kanë thirrur të ngarkuarin me punë të Rusisë në Talin.

“Rusia ka shkelur hapësirën ajrore estoneze katër herë këtë vit, gjë që është e papranueshme në vetvete, por shkelja e sotme, gjatë së cilës tre avionë luftarakë hynë në hapësirën tonë ajrore, është brutale e paparë”, tha Ministri i Jashtëm Margus Tsahkna. “Testimi gjithnjë e në rritje i kufijve dhe agresioni nga Rusia duhet të marrin përgjigje duke forcuar me shpejtësi presionin politik dhe ekonomik.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz