Politico: Joe Bidenit i duhen vetëm edhe gjashtë vota elektorale për të fituar zgjedhjet
BILLI

Lexo edhePo triumfon në zgjedhjet amerikane, vjen mesazhi i Joe Biden për Donald Trump

Shteti përmban 16 vota elektorale dhe me këtë, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Biden do të mund të arrinte në 264 vota elektorale.
Sipas kësaj, kandidatit demokrat do t’i nevojiteshin vetëm edhe gjashtë vota elektorale për të fituar për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, për të cilën gjë duhet të fitohen minimalisht 270 vota elektorale.

Ndryshe, Biden ka folur nga Chase Center në Wilmington, Delaware, i njëjti vend ku ai pranoi nominimin nga demokratët në gusht.

Lexo edhePo triumfon në zgjedhjet amerikane, vjen mesazhi i Joe Biden për Donald Trump
Gjatë adresimit të tij, përcjell Telegrafi, Biden ka thënë se çdo votë do të numërohet dhe nuk ka deklaruar fitoren e tij, ashtu siç edhe ishte paralajmëruar.
I nominuari demokrat tha se ishte “e qartë” se do të “godiste” 270 votat elektorale të nevojshme për të fituar presidencën.
Deri më tani, asnjëri nga të nominuarit nuk ka arritur 270 vota elektorale. Sidoqoftë, siç vlerëson The Guardian, Biden duket se ka rrugën më të qartë drejt fitores në këtë pikë. /Telegrafi/