back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmePolicia zero tolerancë ndaj kundërvajtësve, i shqipton gjobë edhe veturës zyrtare

Policia zero tolerancë ndaj kundërvajtësve, i shqipton gjobë edhe veturës zyrtare

Të ngjajshme

Mbyllet seanca e sotme në Hagë

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, fjalët përfundimtare i...

Dolce merr mesazhin e fortë nga familja (video)

Ditën e sotme, Dolce ka marrë një mesazh të...

Xhelal Sveçla me pritshmëri “shumë të mira” nga seanca e sotme

Xhelal Sveçla tanimë deputet i zgjedhur nga zgjedhjet e...

Keqpërdorimi i veturave zyrtare në Kosovë ndodh çdo ditë në mënyra nga më të ndryshmet.

Ato përdoren për udhëtime jozyrtare jashtë vendit, për bartjen e gjërave personale, e shumë shpesh edhe thyhen rregullat e komunikacionit nga ngasësit e tyre.

Një rast i shkeljes së tillë ka ndodhur sot në Prishtinë, përkatësisht në rrugën ‘Garibaldi’.

Lexues të portalit Indeksonline kanë dërguar fotografi të një veture zyrtare e cila është parkuar në trotuar, duke penguar qarkullimin e këmbësorëve.

Kjo shkelje nuk kaloi pa u vërejtur nga Policia e Kosovës, e cila e ndaloi shoferin, duke i shqiptuar gjobë.

Ky veprim i policisë së Kosovës është për t’u përshëndetur, pasi me këtë tregoi se ligji është i njëjtë për të gjithë, dhe nuk bëjnë përjashtim as personat zyrtarë. /Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz