back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmePolicia zë në grackë hajdutin e garazheve

Policia zë në grackë hajdutin e garazheve

Të ngjajshme

Një 41-vjeçar, banues në Kavajë dhe i dënuar më parë për vjedhje ka rënë në prangat e policisë së komisariatit numër 3 në kryeqytet.

I arrestuari i identifikuar vetëm me iniciale, E.P, u kap në flagrancë gjatë operacionit të koduar “Gracka”, në tentativë për të vjedhur në garazhet e një pallati në rrugën “Mujo Ulqinaku”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas kallëzimit të bërë për tentativë vjedhjeje në garazhet e një pallati, kanë organizuar punën duke ngritur shërbime grackë.Si rezultat i këtyre shërbimeve u bë e mundur që rreth orës 04:30, të kapet në flagrancë shtetasi E. P, 41 vjeç, banues në Kavajë, (i dënuar më parë për vjedhje)” njofton policia.

Nga veprimet e para hetimore të policisë, bazuar në mekanizmin, mënyrat, vendin dhe territorin ku kishin ndodhur vjedhjet, dyshohet se ky shtetas është autori për vjedhjen e sendeve dhe materialeve në disa garazhe dhe konkretisht.

-Më datë 11.03.2019, në rrugën “Hajredin Shtino”, në garazhin e marrë me qera nga shtetasi A.G, dyshohet se ka vjedhur një kondicioner dhe zinxhirët e gomave të automjetit.

-Më datë 20.03.2019, në rrugën ‘’Reshit Çollaku’’, në garazhin e shtetasit E.H., dyshohet se ka vjedhur vegla pune si dhe ka dëmtuar derën e mjetit.

Vijon puna për dokumentimin e ngjarjeve të tjera, duke u bazuar në pamjet filmike.

Materialet në ngarkim të shtetasit E. P., i kaluan Prokurorisëpër veprën penale “Vjedhja”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz