back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmePolicia vëren prerje ilegale të drunjve në Luboten, të dyshuarit i vënë...

Policia vëren prerje ilegale të drunjve në Luboten, të dyshuarit i vënë flakën xhipit me të cilin po i transportonin

Të ngjajshme

Policia njofton për qarkullimin e e-mailave të rreme

Policia e Kosovës ka njoftuar se po qarkullojnë disa...

Ademi takohet me Gianni Infantinon në Doha, flasin për zhvillimin e futbollit në Kosovë

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi,...

Paralajmërohet borë dhe temperatura -20°C në Kosovë

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci ka...

Ekipi që po bën histori në Itali, po ia del edhe pa trajner dhe pa “lekë”

Ekipi më i mirë në Ligën Italiane, Trapani Shark...

Sonte rreth orës 21:30, në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, policia e Kaçanikut gjatë patrullimit në Malet e Sharrit, në rrugën për në Luboten, ka hasur një automjet tip xhip me rimorkio të ngarkuar me drunj të prera ilegalisht.

Pavarësisht sinjaleve të policisë për ndalim, personat e dyshuar kanë vazhduar lëvizjen, më pas në një rrugë malore kanë shkarkuar disa drunjë për të penguar policinë, i kanë vënë zjarrin automjetit xhip dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes ka dalur komandanti i stacionit policor, një njësi e NJRSH-së dhe janë njoftuar edhe zyrtarët e Parkut Kombëtar “Sharri”.

Janë ndërmarrë veprime hetimore dhe është në proces identifikimi i të dyshuarve.

Policia Rajonale e Ferizajt në bashkëpunim me rojet e pyjeve po vazhdon angazhimet për parandalimin e prerjes dhe shitjes ilegale të drunjve.

“Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo rast përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” apo në numrat: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

Të dhënat e raportuara do të ruhen me konfidencialitet të plotë” thuhet në njoftimin e policisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz