Policia, ultimatum qytetarëve që të lirojnë rrugën për 10 minuta

Policia e Kosovës që po kujdeset për mbarëvajtjen e protestës në Mushtishtë, ka kërkuar nga qytetarët që të lirojnë rrugën për t’iu mundësuar serbëve të marrin pjesë në festën e tyre fetare.
Nexhmedin Krasniqi, Drejtor i Policisë së Prizrenit, duke iu drejtuar protestuesve, ka thënë se rruga duhet të lirohet, me ose pa dashje.
“Ne jemi këtu për të siguruar hapjen e rrugës për serbët që po vijnë për të marrë pjesë në festën e tyre fetare. Ju lutemi që të na lehtësoni punën. Nuk jemi këtu për të përdorur dhunë, por nëse nuk i zbatoni urdhrat tona, do të detyrohemi ta lirojmë rrugën. Keni 10 minuta kohë që ta lironi rrugën”, ka thënë Krasniqi para protestuesve.

Lexo edhePresidenti Ivanov nuk e duron shqipen dhe shqiptarët
Megjithatë, protestuesit kanë thënë se janë të vendosur që të mos e lirojnë rrugën “për kriminelët serbë”.














