back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmePolicia tregon se kush janë personat e arrestuar për dallavere me patentë-shoferë

Policia tregon se kush janë personat e arrestuar për dallavere me patentë-shoferë

Të ngjajshme

Hamza zotohet për uljen e tatimit në paga: Më shumë para në fund të muajit për punëtorë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për...

Rëndohet dosja, Russell Brand sërish akuzohet për dhunim dhe sulm seksual

Russell Brand është akuzuar sërish për përdhunim dhe sulm...

“Duam ngritje të pagave” – Punëtorët e KEK-ut protestojnë në qendër të Prishtinës

Punëtorët e KEK-ut kanë filluar protestën në qendër të...
- Advertisement -

Policia e Kosovës sot ka arrestuar një numër të madh të zyrtarëve nga Departamenti për Patentë Shoferë që ndodhet në Prishtinë. Nga ky aksion 23 persona u arrestuan nën dyshimin se keqpërdorën pozitën dhe autoritetin zyrtar, gjithashtu ata u akuzuan për marrje ryshfeti.

Sipas policisë, ata kishin bërë dallavere me patentë shoferë, saktësisht korrupsion dhe krim të organizuar.

- Advertisement -

Por jo vetëm zyrtarët mbetën prapa grilave. Në mesin e tyre ishin edhe disa kandidatë për patentë shoferë të cilët dyshohen se kishin korruptuar zyrtarët për ta fituar të drejtën për të vozitur.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë (NJRHKEK), ka pranuar një informatë nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrja e ryshfetit”, nga pronari i një auto-shkolle me seli në Fushë Kosovë dhe disa zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës.

Pas pranimit dhe analizimit të informatës së lartcekur, hetuesit e NJRHKEK-Prishtinë nën autorizimet e prokurorit të Prokurorisë Themelore, Departamenti për Krime të Rënda, kanë filluar aktivitete konkrete hetimore, duke përfshirë të gjitha veprimet e avancuara hetimore. Policia, gjatë kësaj periudhe kohore ka siguruar prova-dëshmi relevante që lidhen me veprat penale.

Sot, më 05.07.2019, është realizuar operacioni policor i fokusuar në këto lokacione: Ministria e Infrastrukturës-Departamenti për Patentë Shofer, një auto-shkollë në Fushë Kosovë dhe një ordinancë në Fushë Kosovë.

Dyshohet se të dyshuarit u kanë mundësuar personave të interesuar që të pajisen me patentë shofer të kategorive të ndryshme pa kaluar nëpër testet e nevojshme, në kundërvlerë të parave varësisht prej kategorisë së patentë shoferit (400 – 1000 €).

Të dyshuarit e  arrestuar sot gjatë operacionit policor janë:

F.K.                   viti i lindjes  1968            f.k.sh.

N.L.                  viti i lindjes  1966           m.k.sh.

F.L.                   viti i lindjes  1993           m.k.sh.

L.A.                  viti i lindjes  1988           m.k.sh.

E.B.                   viti i lindjes  1994           m.k.sh.

L.Sh.                 viti i lindjes  1977           m.k.sh.

F. A.                 viti i lindjes  1983           f.k.sh.

F.F.                   viti i lindjes  1989           f.k.sh.

A.M.                 viti i lindjes  1970           m.k.sh.

A.R.                  viti i lindjes  1957           m.k.sh.

N.B.                  viti i lindjes  1962          m.k.sh.

F.E.                   viti i lindjes  1962          m.k.sh.

M.M.                viti i lindjes  1973           f.k.sh.

A.B.                  viti i lindjes  1967          m.k.sh.

Sh.Z.                 viti i lindjes  1959          m.k.sh.

D.Zh.                viti i lindjes  1960          m.k.s.

B.J.                    viti i lindjes  1984          m.k.sh.

A.K.                 viti i lindjes  1956          m.k.sh.

L.B.                  viti i lindjes  1961          f.k.s.

H.J.                   viti i lindjes  1966          m.k.sh.

Sh.S.                 viti i lindjes  1981          m.k.s.

A.T.                  viti i lindjes  1963          m.k.sh.

P.T.                  viti i lindjes  1995          m.k.sh.

Pra, janë arrestuar njëzet e tre të dyshuar gjithsej (gjashtëmbëdhjetë të parët në listë janë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës-Departamenti për patentë-shofer, pesë të tjerët në vazhdim të listës janë një menaxher, tre mjekë dhe një psikolog i  një ordinance dhe dy të fundit e listës janë bashkëpronar të një në auto-shkolle).

Policia gjatë zhvillimit të operacionit policor ka sekuestruar edhe prova relevante që do përdorën si dëshmi në procedura gjyqësore.

Me aktvendim të prokurorit, gjithë të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz