Një qytetar nga Kosova raportohet të jetë arrestuar nga policia serbe.
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare kanë arrestuar kosovarin H.H (77 vjeç).
Sipas MPB-së, arrestimi i tij është bërë “nën dyshimin se në vitin 1999 në Podujevë në bashkëpunim me anëtarë të UÇK-së vrau një civil serb me armë zjarri”.
I dyshuari është urdhëruar të mbahet në paraburgim për 48 orë, e më pas të dërgohet në Prokurori./Lajmi.net/
- Advertisement -