back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaRegjionaleMitrovicëPolicia refuzon kërkesën për faljen e namazit në xhumasë tek Ura e...

Policia refuzon kërkesën për faljen e namazit në xhumasë tek Ura e Ibrit

Të ngjajshme

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Çmimet e Grammy: Lista e yjeve që nuk u nominuan

Ceremonia e 68-të e Çmimeve Grammy po mbahet sonte , por...

Rezultatet negative e “çojnë” n’shpi Besnik Hasin, shkarkohet nga Anderlechti

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi është larguar nga...

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Përfaqësues të Bashkësisë Islame kanë kërkuar nga Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës, që t’ju mundësohet sot falja e namazit të Xhumasë tek lokacioni i vjetër i xhamisë së Ibrit në këtë qytet, mirëpo një kërkesë e tillë është refuzuar.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin kryetari i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, Burim Veliu.

Sipas tij, Policia e Kosovës për rajonin e veriut nuk iu ka mundësuar kushte të favorshme të sigurisë për faljen e namazit të xhumasë, tek Ura e Ibrit.

Ndërsa në anën tjetër zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Kosovës, Besim Hoti, ka thënë për Telegrafin se tre individë të caktuar në mënyrë verbale kanë bërë një kërkesë të tillë, e cila kërkesë nuk është aprovuar për shkaqe të sigurisë.

“Pasi morëm një kërkesë verbale nga tre individë, ne lajmëruam Bashkësinë Islame për të cilën kërkesë ata nuk ishin të informuar. Ju treguam që për shkaqe dhe rrethana të sigurisë nuk mund të bëhet një gjë e tillë”, ka thënë Hoti për Telegrafin. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz