Policia: Rasti i mbrëmshëm në Skenderaj, vrasje e rëndë, konfiskohen 5 gëzhoja të fishekëve
03
Lexo edheReagon Sami Lushtaku për vdekjen e taksistit në Prekaz
Policia e Kosovës përmes raportit zyrtar ka njoftuar për ngjarjen e rëndë e cila tronditi Kosovën, ku humbi jetën ish luftëtari i UCK’së, Ilir Zeqiri.
Në njoftimin e policisë thuhet se dëshmitari mashkull K/Shqiptar ka raportuar se një veturë është përfshirë në zjarr dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë shuar zjarrin.
Pas shuarjes së zjarrit është vërejtur se brenda automjetit, është një trup i pajetë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, i cili e ka cilësuar rastin dhe me urdhrin e tij, trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Lexo edheReagon Sami Lushtaku për vdekjen e taksistit në Prekaz
Rasti është duke u trajtuar si vrasje e rëndë. /Drenica Press/
