Policia për koncertin e Rona Nishliut në veri: Kemi marr të gjitha masat, këngëtarja ka marr leje nga komuna
dp

Lexo edheLVV: Gjykata e shkeli Kushtetutën, njoftimi është devijim i rrezikshëm nga roli kushtetues

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, i tha Lajmi.net se koncerti i Rona Nishliut do të mbahet, pasi ajo ka marrë leje nga Komuna dhe Policia ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e aktivitetit.
Për të penguar mbajtjen e koncertit, serbët lokal kanë vendosur tavolina në mes të rrugës, duke bllokuar hyrjen drejt hapësirës ku ishte paraparë të mbahej ngjarja.
Në vend të muzikës së koncertit, është lëshuar muzikë me përmbajtje nacionaliste serbe, çka ka krijuar një atmosferë të tensionuar.

Lexo edheLVV: Gjykata e shkeli Kushtetutën, njoftimi është devijim i rrezikshëm nga roli kushtetues
Në afërsi të skenës janë të pranishëm pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët po kujdesen për ruajtjen e rendit dhe menaxhimin e situatës./Lajmi.net/