Policia nuk e gjejnë Dardan Molliqajn në banesë e as seli të partisë
BILLI

Lexo edheMolliqaj shpreh keqardhje për shuplakën ndaj policit, por thotë se ishte shtyrje, jo goditje

Për sulm ndaj zyrtarit policor, Dardan Molliqaj nuk u arrestua në protestën e së shtunës.
Megjithatë, me kryetarin e Partisë Socialdemokrate, organet e rendit u morën një ditë më pas.
Siç merr vesh Klan Kosova, policia provoi të kontaktojë me Molliqajn që ta ftojë për intervistim si i dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar, por ai kishte fikur telefonin e tij.
Të uniformuarit, nuk e gjetën atë as në selinë e partisë dhe banesën e tij.
Me organizatorin e protestës kundër shtrenjtimit të rrymës, nuk arriti të bie në kontakt as televizioni gjatë ditës, njofton Klan Kosova.

Lexo edheMolliqaj shpreh keqardhje për shuplakën ndaj policit, por thotë se ishte shtyrje, jo goditje
Megjithatë, kryetari i PSD-së, u lajmërua të dielën, veçse përmes rrjetit social Facebook.
Fillimisht, ai paralajmëroi se nëse rryma shtrenjtohet, aksionet e protestat do të vazhdojnë, derisa një vendim i tillë të kthehet prapa.
Ai bëri edhe një postim tjetër më pas, ku mori përgjegjësinë mbi incidentin në protestë.
Megjithatë, tha se një sqarim për rastin është i nevojshëm.