Sot rreth orës 11:00 policia ka bllokuar rrugën në “Ahmet Krasniqi” për qarkullim të veturave dhe njerëzve afër Ambasadës amerikane.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ku bëri të ditur se bëhet fjalë për një kanosje.
Pllana njoftoj se njësitet policore janë angazhuar menjëherë dhe kanë arrestuar një person të dyshuar, i cili është duke u intervistuar.
“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një rast Kanosje në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Njësitet policore janë angazhuar menjëherë dhe kanë arrestuar një person të dyshuar, i cili është duke u intervistuar”, ka thënë Pllana./IndeksOnline/