Policia nis hetime për të shtënat në Kamenicë – Sekuestrohen armë dhe gëzhoja
dp

Lexo edheNë UBT Smart City u mbajt ceremonia e diplomimit të gjeneratës së dytë të maturantëve të UBT International Smart Schools

Policia në Gjilan është deklaruar lidhur me të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur në Kamenicë.
Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se pas pranimit të informatave, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe konfiskuar 16 gëzhoja.
Gjatë kontrollit të disa personave të dyshuar, tek tre prej tyre policia ka gjetur dhe konfiskuar gjithsej tri armë zjarri.

Lexo edheNë UBT Smart City u mbajt ceremonia e diplomimit të gjeneratës së dytë të maturantëve të UBT International Smart Schools
Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit, armët dhe gëzhojat janë sekuestruar, ndërsa rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/