back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmePolicia: Nga shpërthimi në Pejë është lënduar një person dhe janë dëmtuar...

Policia: Nga shpërthimi në Pejë është lënduar një person dhe janë dëmtuar veturat n’parking

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e shpërthimit në Pejë.

Përmes një komunikate, Policia ka informuar se ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në vendin e ngjarjes.

Është informuar prokurori i shteti dhe të gjitha veprimet për këqyrjen e vendit të ngjarjes janë koordinuar me të njëjtin. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, për të vazhduar më këqyrje edhe sot me datë 27.07.2019.

Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, janë dëgjuar dy shpërthime nga mjeti rrezikshëm shpërthyes dhe të shtëna me armë zjarri në një parking automjetesh në afërsi të një lokali në rrugën e cekur më lartë.

Nga ky shpërthim, lëndime të lehta trupore ka pësuar një person, të cilit ju ka afruar ndihma e menjëhershme mjekësore në Spitalin Rajonal Pejë dhe i njëjti pas ndërhyrjes mjekësore  është liruar për në shtëpi.

Një numër i konsiderueshëm i automjeteve të cilat ishin të parkuara në ketë vend janë dëmtuar.

Rasti është duke u hetuar nga Njësiti  Hetimeve Rajonale DRP  Pejë dhe deri më tani ende nuk janë identifikuar personat e mundshëm të dyshuar për ketë rast. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz