BallinaLajmePolicia në Ferizaj sekuestron tre automjete me dru të transportuar pa dokumente

Policia në Ferizaj sekuestron tre automjete me dru të transportuar pa dokumente

Të ngjajshme

Edhe nesër mot i vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se...

Pep Guardiola një nga opsionet për trajner të ri të Italisë

Një emër i bujshëm dhe mjaft i guximshëm është...

“Nuk është lufta jonë”, Macron kundër Trump: Jorealiste të luftojmë në Hormuz

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë me dije se...

Në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e pyjeve 2025”, Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Ferizaj, ku ka ndaluar tre automjete me targa vendore që transportonin dru pa dokumentacionin e nevojshëm.

Sipas njoftimit, automjetet dhe lënda drusore janë sekuestruar nga zyrtarët e pylltarisë për procedura të mëtejme ligjore.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me zyrtarët e pylltarisë, do të vazhdojë angazhimin në parandalimin dhe luftimin e prerjes dhe transportit të paligjshëm të drunjve.

Qytetarët janë ftuar të bashkëpunojnë duke raportuar rastet përmes numrave emergjentë 192 dhe 0290/326-250, ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, me garanci të plotë për konfidencialitetin e informacioneve të raportuara.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz