back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajmePolicia, në Ferizaj, ndëshkon rreth 300 shoferë për përdorim të telefonit gjatë...

Policia, në Ferizaj, ndëshkon rreth 300 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Të ngjajshme

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Gjatë muajit dhjetor të vitit që lamë pas, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 268 gjoba ndaj shoferëve që kanë përdorur telefonin gjatë ngasjes, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka apeluar të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut:

– Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë

– Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro policinë”

– Në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz