BallinaJetëKuriozitetePolicia ndal kryerjen e funeralit, trupat u ndërruan në morg

Policia ndal kryerjen e funeralit, trupat u ndërruan në morg

Të ngjajshme

Prishet miqësia mes Selin dhe Mateos: Ke rënë brenda me këmbët e tua!

Miqësia mes Selin Bollatit dhe Mateos duket se është...

Fund dramatik i pjesës së parë, Barcelona prapë në epërsi ndaj Newcastle

Barcelona e ka rikthyer sërish epërsinë ndaj Newcastle në...

Familja e bllokuar nga bora shpëtohet në zonën neutrale të kufirit Kosovë–Mal i Zi

Gjatë ditës së sotme Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor...

28 minuta lojë, katër gola / Newcastle barazon rezultatin

Skuadra e Newcastle Unitedit ka barazuar rezultatin ndaj Barcelonës,...

Përsëri Elanga, Newcastle e barazon sërish rezultatin ndaj Barcelonës

Newcastle ka arritur të barazojë rezultatin ndaj Barcelonës. Ishte përsëri...

Një histori e pabesueshme ka ndodhur në Quarto, komunë afër Napolit në Itali. Mëngjesin e sotëm, në kishën “Santa Maria” duhet të ishte mbajtur funerali i një 46-vjeçari i cili ndërroi jetë nga një aksident në punë.

Por funerali edhe pse u organizua, u ndalua në procesion e sipër nga policia lokale, për shkak të një gabimi të mjekësisë ligjore e cila kishte kryer autopsinë në trupin e gabuar: Autopsia i ishte bërë një të moshuari të vdekur pak ditë më parë dhe jo 46-vjeçarit.

Ai që kishte vënë re shkëmbimin e trupave ishte një punonjës i kompanisë përgjegjëse të funeraleve që kishte shkuar në morg për të tërhequr trupin. Punonjësi i cili e njihte viktimën në fjalë, raportoi menjëherë incidentin e tmerrshëm të mjekëve, të cilët pasi ri-inspektuan morgun, gjetën trupin e 46-vjeçarit ende aty.

Ndërkohë familjarët dhe të afërmit e terë të 46-vjeçarit ndodheshin në kishë në pritje për të kryer nderimet e fundit të njeriut të tyre të shtrenjtë. /b.l/noa.al/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz