back to top
Friday, November 7, 2025
BallinaLajmePolicia me plan operativ për balotazhin e 9 nëntorit

Policia me plan operativ për balotazhin e 9 nëntorit

Të ngjajshme

Varroset kosovarja që vdiq tragjikisht në Tetovë

Është varrosur Daorsa Spahija, 24-vjeçarja nga Gjakova që vdiq...

Napoli ende nuk dorëzohet për yllin e Unitedit

Raportet nga Italia tregojnë se Napoli kanë qenë në...

Ndryshon data e Finalissima

Spanja dhe Argjenita do të përballen në finalen e...

Edi Rama publikon pamje se si po bëhen rrafshë me tokën villat e ndërtuara pa leje

 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një video...

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor për kryetar komune-balotazh, ka hartuar urdhrin operativ policor, ku janë bërë planifikimet e duhura policore lidhur me zgjedhjet (në aspektin e sigurisë), të cilat do të mbahen me 9 nëntor 2025, në Kosovë.

Planifikimi operativ, siç thuhet, ka paraparë implementimin dhe realizimin e operacionit policor gjatë procesit të balotazhit, angazhimi dhe garantimi i sigurisë, transporti nën përcjellje dhe siguri të PK-së të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit.

Policia e Kosovës ka marrë masa shtesë duke caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në dhe institucionet tjera të angazhuara në këtë proces, si dhe hartimin e një udhëzuesi për zyrtarët policorë lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore gjatë balotazhit.

Sipas planifikimeve policore qëllimi i këtij urdhri operativ është:  krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas balotazhit.

Sigurimi i qendrave të votimit, këshillave komunale të zgjedhjeve, depove komunale, qendrës së numërimit të rezultateve dhe depove qendrore.

Përcjellja e sigurt dhe sigurimi i të gjithë materialit sensitiv zgjedhor nga të gjitha vendet e parapara sipas planit të sigurisë deri në përfundimin e operacionit policor, që ndërlidhet me procesin e balotazhit.

Inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet pozitive të vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj.

Profesionalizëm / Integritet / Llogaridhënie

Në zbatim të urdhrit operativ, me qëllim të koordinimit në mes të nivelit qendror dhe atij rajonal të Policisë, sot më 7 nëntor 2025, është mbajtur takimi informues, këshillues e koordinues me drejtorët e Drejtorive Rajonale Policore dhe menaxhmentin e lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Në takim u diskutuan edhe pikat e veçanta që parasheh urdhri operativ, me qëllim që të sqarohen detyrat dhe aktivitetet policore lidhur me këtë aktivitet.

Policia e Kosovës njëkohësisht iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të subjekteve zgjedhore dhe qytetarëve që për çdo informacion, apo çështje që ndërlidhet me aspektin e sigurisë të njoftojnë institucionet kompetente dhe Policinë e Kosovës, përmes linjës fikse dhe mobile: 192 ose në adresën elektronike [email protected] si dhe në stacionet më të afërta policore, në mënyrë që të ndërmerren masat e menjëhershme ligjore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale karshi qytetarëve dhe vendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz